VIZITË STUDIMORE

June 30, 2023 by
Erion Brahimi, Specialist IT
| No comments yet

Në kuadër të projektit "Unë, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak" organizata "Social Inclusion for Development” ka realizuar “Vizitën Studimore pranë Bashkisë Lezhë”, me 16 të rinjë nga Lezha dhe Njësi të ndryshme Administrative.

Gjatë kësaj vizite ata patë mundësin të vizitonin jo vetëm ambientet e bashkisë por të njiheshin nga afër me disa prejt drejtorive e sektorëve të kësaj bashkie si: Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Sektori i Protokollit e Arkivës si dhe Drejtorinë e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës.

Ata mësuan konkretisht mbi:

- Proçesin e rekrutimit në Shërbim Civil

- Statusin e Nëpunësit Civil

- Gjuhën Shkresore

- Trajektoren e një Kërkesë/ Ankese nga dorëzimi i saj në protokoll deri në kthim përgjigje.

- Librin e Protokollit

- Këndin e BE

- Projektet e Bashkisë Lezhë

- Arkivimi i dokumentacionit etj.

_________________________________________________________________________

“Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”


Tags
Archive
Sign in to leave a comment