PROJEKTE

Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014

Qëllimi I këtij projekti është “Edukimi Ligjor I qytetarëve të Lezhës, kryesisht të rinjve dhe grave të grup moshës 15-45 vjeç sa I takon reformës administrative territoriale dhe funksioneve e komptencanve të qeverisjes vendore. Të dy këto qëllime lidhen me komponentin kryesor që është mirëqeverisja.  Projekti “Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrativo-territoriale 2014” do të përfshijë dhe do të ketë si komponent thelbësor organizatat e shoqërisë civile. Një nga produkte e dala nga ky projekt do të jetë “Rrjeti Lokal për Kontrollin dhe Zbatueshmërin e Planit Lokal për Edukimin Ligjor 2023-2026”. Ky rrjet do të jetë kryesisht I përbërë nga organizata të shoqërisë civile  por dhe institucioneve publike për të siguruar zbatimin e planit me sukses si dhe për të ndërmarr aktivitete dhe projekte të përbashkëta edhe pas përfundimit të projektit më synimin përfundimtar “Edukimin Ligjor” sa më të mirë të qytetarëve. Objektivat e këtij projekti janë të lidhura drejtpërsëdrejti me dy obketivat specifik të projektit “SMART BALKANS”, përkatësisht, OSHC më të forta, më të qëndrueshme dhe më aktive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perendimor, Shqipëri saktësisht dhe efektivitet I rritur I influencës qytetare për ndryshim përmes OSHC-ve , që avancon sigurinë dhe stabilitetin si dhe qeverisjen e mirë në rajonin e Ballkanit Perendimor, saktësisht në Shqipëri edhe në këtë objektiv.

 


Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014

“Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014” që zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Unë, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak

Organizata “Social Inclusion for Development” ka përfunduar zbatimin e projektit “Unë, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak”. “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

 Të rinjtë të cilët janë bërë pjesë e këtij projekti tashmë janë të trajnuar dhe të informuar mbi institucionet e qeverisjes vendore, njohin funksionet dhe kompetencat e tyre si dhe dinë se çfarë shërbimesh duhet të ofrojnë këto institucione për qytetarët. Duke qënë të njohur me këto, atëherë ata janë të vetëdijshmë mbi rëndësinë që kanë zgjedhjet për 4 vitet e ardhëshme e kjo do t’i bëjë ata që të jenë më të përgjegjëshëm e të drejtën në proçesin e votimit. Përveç kësaj ky projekt i’u ka treguar të rinjve që dyert e institucioneve publike nuk janë të mbylluara për ata por përkundrazi ata tashmë njohin strukturën e organizimit e funksionimit të këtyre institucioneve dhe dinë se ku e kujt duhet të ju dejtohen për çështje e problematika të ndryshme. Gjithashtu një risi që ky projekt ka sjell është Hartimi I Draft Planit Strategjik Për Rininë 2023-2027 I  cili është dorëzuar pranë Bashkisë Lezhë për të kaaluar të gjitha procedurat e tjera institucionale deri në miratimin e tij në Këshillin Bashkiak Lezhë.


UNË, BASHKIA DHE KËSHILLI BASHKIAK

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

Vozisim N' Drin

Projekti "Vozisim n’ Drin” erdhi si një përpjekje e organizatës Social Inclusion for Development me qëndër në Lezhë për të përmirësuar cilësinë e jetesës për komunitetin e Bashkisë Lezhë në tërësi dhe grupet në nevojë në veçanti duke promovuar turizmin, mjedisin dhe shëndetin. Falë këtij projekti, një sërë aktivitetesh janë realizuar me të rinj, të reja, burra dhe gra.. Për të mbajtur gjallë këtë traditë të re që promovon shëndetin fizik dhe mendor, turizmin ujor, mbajtjen pastër të mjedisit, vimë me projektin “Vozisim n’Drin”.

Projekti është zhvilluar në kuadër të Programit Rajonal për Zhvillimin e Demokracise vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), I financuar nga Bashkia Lezhë. Nëpërmjet këtij projekti janë angazhuar qytetar të grupmoshave të ndryshme të Lezhës për të bërë vozitje me kajak mbi Lumin Drin si dhe janë trajnuar mbi përfitimet shëndetësore që vijnë nga kryerja e aktiviteteve sportive. Gjithashtu janë realizuar fushata ndërgjegjësuese mbi rëndësinë që ka Lumi Drin dhe mirëmbajtja e tij. Në fund është është zhvilluar Festivali N’Drin një aktivitet me muzik, këngë e valle dhe gara me kajakë.


Learn more

VOZISIM N'DRIN

Ky projekt është financuar nga fondet e Bashkisë Lezhë në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në vendet e Ballkanit Perëndimor (ReLOaD). 

Change Yourself, Change you community

Projekti “Change Yourself, change your community” është zbatuar me mbështetjen financiare të “Regional Service-Learning Aëard 2021”.  Ky projekt kishte në fokus së pari zbatimin e Metodologjisë Service- Learning dhe dhe rritjen e kapaciteteve të nxënësve dhe mësuesve të Shkollës 9 Vjeçare “Nënë Tereza”. Ata anë trajnuar mbi tematika si “Metodologjia SL, aftësitë drejtuese dhe advokatësia. Sa I takon Metodologjisë SL nxënësit dhe mësuesit sëbashku identifikuan dy problematika kryesore lidhur me shkollën e komunitetin afër shkollës së tyre. Problematika e parë ishte mungesa e bibliotekës së shkollës. Lidhur me zgjidhjen e këësaj problematike nnnëpërjet projektit janë blerë disa tituj librash dhe është realizuar 1 fushatë për mbledhje librash me titull “Dhuro një Libër, Dhuro një thesarë”. Probblematika e dytë ishte mungesa e një hapsire argëtuese për fëmijët e ciklit fillor dhe për këtë nëpërmjet projektit është bërë e mundur ndërtimi I një këndi argëtues në oborrin e shkollës. 



Project "School Engagement for Active Citizenship"

February 2020- January 2021

Projekti është financuar nga ICECS "International Center of Excellence for Community Schools".  Ky projekt ka pasur 2 shtylla kryesore, Zbatimin e Metodologjisë Service-Learning dhe rritjen e kapaciteteve të nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle. Ata janë trajnuar mbi tematika si lidershipi, komunikimi, zbatimi I metodologjisë “Service-Learning” dhe fundraising. Pas ciklit të trajnimeve sëbashku me shkollën është bërë e mundur që të identifikohet një problematikë në komunitet dhe zgjidhja e kësaj problematike. Problematika e identifikuar ishte mungesa e sinjalistikës rrugore në rrugën që lidh shkollën me qytetin e Lezhës. Nëpërmjet projektit dhe bashkëpunimit me Bashkinë Lezhë është bërë e mundur vendosja e sinjalistikës rrugore në këtë segment rruge.


NISMA SHKËNDIJA

QENDËR PËR KËSHILLIM KARRIERE

CO-Plan Albania

KLUBI DEBATIT

FUSHATË ONLINE

VOTO POR MOS E SHIT VOTEN

GLOW CAMP

We are in good company.