STAFI DREJTUES
Ornela Lleshi
Menaxhere Ekzekutive
ornelalleshi34@gmail.com
Ornela Lleshi prej 8 dhjetorit 2023 është Menaxhere Ekzekutive e rrjetit rinor Lezha Future Leaders. Gjatë vitit të kaluar është angazhuar në projektin Youth Lead Lezha si drejtuese e departmentit të financës.
Ornela është diplomuar për Sociologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe vazhdon studimet Master Shkencor për Sociologji të Zhvillimeve Shoqerore në po të njëjtin fakultet.
Vasilika Laska
Bashkë-themeluese, Anëtare e Bordit Drejtues
vassilikalasska@gmail.com
Vasilika Laska prej disa vitesh është pjesë e shoqërisë civile dhe aktualisht mban postin e Drejtor Ekzekutiv së SIFD-it. DIsa projekte kanë qënë nën projektimin, monitorimin dhe koordinimin e saj dhe Lezha Future Leaders është një ndër ta.
Anisa Mollaj
Bashkë-themeluese, Anëtare e Bordit Drejtues
anisa.mollaj98@hotmail.com
Momentalisht Anisa mban postin e specialistes së rinisë pranë Bashkisë Lezhë dhe është anëtare e Këshillit Rinor Vendor.
Synimi kryesor pse mbështet krijimin e grupeve dhe projekteve të ndryshme rinore është, sepse i sheh si një mundësi të artë për të rinjtë që të zhvillojnë aftësitë komunikative, organizative, leadership-it, të punuarit në grup, etj.
Erion Brahimi
Bashkë-themelues, Anëtar i Bordit Drejtues
erionbrahimi5@gmail.com
Erion Brahimi është anëtar i bordit drejtues të rrjetit rinor Lezha Future Leaders, ndërkohë që është i angazhuar dhe si anëtar i Këshillit Vendor Rinor. Gjatë vitit të kaluar ka qënë menaxher ekzekutiv i grupit rinor Youth Lead Lezha. Aktualisht vijon studimet për Informatikë Ekonomike dhe Biznesi në Kolegjin Universitar "Qiriazi".