Në kuadër të projektit “Rinovacion Lokal: Buxhet Transparent dhe Pjesëmarrje Efektive në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin”, organizuam një trajnim të rëndësishëm 3-ditor në Rrëshen, Mirditë, për të fuqizuar të rinjtë dhe grupet e interesit në përdorimin e instrumenteve të advokatimit dhe lobimit për të përshpejtuar dhe ndikuar në proceset e planifikimit të buxhetit dhe politikave rinore.
Tre ditë të pasura me dijeni, diskutime dhe praktikë intensive për të rinjtë e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit! Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit mësuan të përdorin mjetet e advokatimit dhe lobimit për të siguruar përfshirjen e rinisë në proceset vendimmarrëse të politikave lokale.
Diskutimet mbi sfidat e rinisë dhe mënyrat për të forcuar zërin e të rinjve në formësimin e politikave, krijuan mundësi për ngritjen e projekteve të qëndrueshme dhe për një buxhet më transparent dhe të drejtë.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për rininë!
___________________________________
Ky projekt zbatohet me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
#RiniaPjesëmarrëse #PolitikatRinore #BuxhetTransparente #Advokatim #youth #youthempowerment #empowerment #transparency #publicinstitutions #changemakers
Trajnimi 3 ditor “Instrumentet advokuese e lobuese për të përshpejtuar dhe ndikuar në proceset e planifikimit, rritjes, dhe efektivitetit të shpenzimeve të buxhetit për politikat rinore në Bashkinë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin’