Konferencën Finale “Fuqizimi i Këshillave Rinore dhe Monitorimi i Efektiv i Buxhetit për Politikat Rinore”

January 4, 2025 by
Vasilika Laska, Drejtor Ekzekutiv SIFD
| No comments yet

Në kuadër të projektit “Rinovacion Lokal: Buxhet Transparent dhe Pjesëmarrje Efektive në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin” në bashkëpunim me organizatat partenere në zbatim të këtoj projekti Organizata ‘Opportunity Balance & Overcoming” dhe Qendra “Gratë në Shërbim Publik” ka realizuar me sukses “Konferencën Finale” të projektit me temë “Fuqizimi i Këshillave Rinore dhe Monitorimi i Efektiv i Buxhetit për Politikat Rinore”


 Në këtë konferencë kishim prezent përfaqësues të institucioneve të qeverisjes vendore për Bashkinë Lezhë dhe Mirditë, të rinjë nga Këshillat Rinor Vendor dhe të rinjtë të tjerë të cilët jetojnë në Qarkun e Lezhës.


Gjatë konferencës adresuam dy sesione diskutimi

- Sesioni 1 me përfaqësues nga Institucionet Vendore me temë “Bashkëpunimi i Ngushtë Mes Këshillave Rinore dhe Autoriteteve Lokale”

- Sesioni 2 me të rinjë nga Këshillat Rinor Vendor dhe të rinjë që jetojnë në Qarkun Lezhë të cilët diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre mbi “Rolin dhe Përgjegjësitë e Këshillave Rinore Vendorë”.


 Gjithashtu në këtë konferencë u prezantuan Raporti i Monitorimit për 3 Bashkitë e Qarkut Lezhë si dhe i arritjeve të projektit gjatë zbatimit të tij.


_____________________________________________


Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Rinovacion Lokal: Buxhet Transparent dhe Pjesëmarrje Efektive në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin”, me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Tags
Archive
Sign in to leave a comment