Parimet, vlerat, kompetencat dhe funksionimi I qeverisjes vendore ( Bashkia & Këshilli Bashkiak)

June 30, 2023 by
Erion Brahimi, Specialist IT
| No comments yet

Në kuadër të projektit ‘Unë, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak”, organizata “Social Inclusion for Development” ka realizuar trajnimin e parë me grupin e parë të të rinjve me temë “Parimet, vlerat, kompetencat dhe funksionimi I qeverisjes vendore ( Bashkia & Këshilli Bashkiak). Trajnimi u zhvillua me 22 të rinj të Lezhës të cilët u njohën më afër mbi vlerat dhe parimet që udhëheqin funksionimin e organizimin e institucioneve të vetqeverisjes vendore, kompetencat e tyre, shërbimet që ofrojnë këto institucione për qytetarët, të drejtën e informimit publik, konsultimin publik, formatet e kërkes/ankesës dhe instrumentet e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje.

_______________________________________________

“Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”


Tags
Archive
Sign in to leave a comment