Kaiser Maximilian Prise është një event i cili realizohet në Innsbruck, Austri një herë në dy vite dhe gjatë këtij eventi përzgjidhet një projekt fitues. Aplikimet për projekte vijnë nga çdo vend/shtet i Europës. Social Inclusion for Development konkuroi për “Kaiser Maximilian Prise” 2021 me projektin “ Lezha Youth” & Local Government towards Europeaun Integration. Ky projekt u zgjodh si një nga 5 projektet më të mira që konkuronin për këtë çmim në të gjithë Europën. Eventi i shpalljes dhe dorëzimit të çmimit u mbajt në datat 14-15 Tetor 2021, event në të cilin u prezantuan 5 projektet më të mira ndër të cilët dhe “SIFD” , prezantoi projektin më të cilin konkuronte me fokus Bashkimin Europian dhe Vlerat e Unionit.Ndonëse nuk u zgjodhëm projekti fitues i çmimit, për SIFD si një organizatë e re ishte nder të vlerësohej si një nga 5 projektet më të mira në nivel ndërkombëtar dhe u ndjem fitues e të vlerësuar.
March 2, 2023
by
| No comments yet
SIFD Albania
Sign in to leave a comment
“Kaiser Maximilian Prise” 2021