“Tryezë e Rrumbullakët: "Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrativo-territoriale 2014"

November 9, 2023 by
Vasilika Laska, Drejtor Ekzekutiv SIFD
| No comments yet

Organizata “Social Inclusion for Development”, zhvilloi aktivitetin e dytë i cili ishte “Tryezë e Rrumbullakët: "Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrativo-territoriale 2014". 

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Këshilli Bashk i Lezhës ku ishin prezent Kryetari i Këshillit Bashkiak, Nënkryetari i Këshillit Bashkiak dhe Sekretaria e Këshillit Bashkiak Lezhë, Këshilli Vendor Rinor pranë Bashkisë Lezhë, NJVKSH Lezhë, organizatat e shoqërisë civile në Lezhë e ekspertë nga shoqëria civile në Tiranë, aktivistë të qytetit dhe komuniteti i Lezhës. 

Sipas axhendës dhe organizimit të aktivitetit pjesëmarrësit u njohen me këto çështje:

1. Çfarë është edukimi i ligjor i publikut?

2. Raportet më të fundit lidhur me Edukimin ligjor të publikut në rang kombëtar dhe lokal.

3. STRATEGJIA PËR EDUKIMIN LIGJOR TË PUBLIKUT 2019-20234. 

Objektivat strategjikë të ELP për vitet 2019-2023. 

5. Parashikimet e strategjisë për institucionet e qeverisjes vendore.

6. KOORDINATORI PËR EDUKIM LIGJOR PUBLIK:

Më pas pjesëmarrësit u ndanë në 2 grupe pune dhe punuan mbi dy drejtime:

1. Çfarë mund të bëjë Bashkia Lezhë për të rritur njohuritë dhe informacionin ligjor në komunitet?

2. Çfarë mund të bëjnë NGO për të rritur njohuritë dhe informacionin ligjor në komunitet?

Gjetjet do të pasqyrohen në Planin e Veprimit të do të hartohet në kuadër të këtij projekti.

_____________________________ 

Projekti “Edukimi ligjor I qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrative-territoriale 2014” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). SMART Balkans

“SMART Balkans –Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”.

SMART growth in the Western Balkans!

Tags
Archive
Sign in to leave a comment