“TOSCA Training” Ostendee Belgikë

November 9, 2023 by
Vasilika Laska, Drejtor Ekzekutiv SIFD
| No comments yet

SIFD ka qënë një nga 24 organizatat pjesëmarrëse në Ostendee, Belgjikë për “TOSCA Training” mbi programin e European Solidarity Corps për të mësuar më tepër mbi këtë program dhe fillimin e shkëmbimit të vullnetarëve ndërmjet Social Inclusion For Development dhe organizatave të ndryshme në Europë pas certifikimit të SIFD me etiketën e cilësisë “Quality Label” por dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme në kuadër të Programit ERASMUS +. Ky trajnim ndihmon stafin tonë që të kenë një përgatitje të plotë profesionale për të menaxhuar vullnetarë si për të dërguar jashtë Shqipërisë ashtu edhe për të mirëpritur vullnetarë të huaj në organizatën tonë. 

Qëllimi i trajnimit synon mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave që marrin pjesë aktive në projektet e vullnetarizmit nëpërmjet programit të European Solidarity Corps, për të garantuar cilësi dhe ndikim në projektet përkatëse.

European Solidarity CorpsSALTO YOUTH South East Europe Resource Centre

Tags
Archive
Sign in to leave a comment