Takim me Vullnetarët e Korpusit të Paqes.

January 12, 2024 by
Vasilika Laska, Drejtor Ekzekutiv SIFD
| No comments yet

SIFD pati kënaqësinë dhe nderin që për të dytin vit rradhazi të ishte një nga organizatat e përzgjedhura në Lezhë për të ndarë eksperiencën e tyre në fushën e shoqërisë civile me Vullnetarët e Korpusit të Paqes.

Gjatë diskutimit me këta vullnetarë ne prezantuam punën që ka bërë SIFD gjatë këtyre viteve në Lezhë duke u përqëndruar në këto pika:

1. Target grupi tek I cili jemi të orientuar.

2. Fushat dhe Prioritet që janë fokusi I punës së SIFD.

3. Projektet dhe iniciativat e zbatuara deri tani.

4. Vazhdimi në përmbushjen e Misionit dhe Vizionit të Social Inclusion For Development.

Ky takim ishte I rëndësishëm sepse jo vetëm na jep mundësinë të ndajme eksperiencën e punën që ne bëjmë por shërben dhe si moment refllektimi mbi ato çfarë janë realizuar dhe çfarë duhet të bëjmë në vijim të përmbushjes së rolit tonë si organizatë e orientuar në përmirësimin e cilësis së jetes në komunitetin e Lezhës, bazuar në vlerat që SIFD ka si gur themeli të tij si qytetaria aktive, integriteti, vullnetarizmi, bashkëpunimi dhe parteneriteti.

Tags
Archive
Sign in to leave a comment