SIMULIMI I KËSHILLIT BASHKIAK

October 5, 2024 by
Vasilika Laska, Drejtor Ekzekutiv SIFD
| No comments yet

Me krenari njoftojmë realizimin e simulimit të Këshillit Bashkiak me të rinjtë e qytetit të Lezhës, organizuar në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe prindërit së bashku për edukimin ligjor”, nga organizata “Social Inclusion for Development”!

Gjatë këtij simulimi, të rinjtë morën rolin e anëtarëve të këshillit dhe kryetarit të bashkisë, duke debatuar dhe miratuar vendime të rëndësishme për komunitetin, si ndërtimi i një parku sportiv, transporti publik elektrik dhe bursa për nxënësit.Përmes këtij procesi, ata u angazhuan drejtpërdrejt në praktikat demokratike dhe vendimmarrëse të qytetit.

Ky aktivitet ofroi një përvojë unike për të rinjtë për t’u përfshirë aktivisht në vendimmarrjen lokale dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre për të ardhmen. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe mbështetësve për angazhimin dhe energjinë e tyre!


_________________________________________________

➡️ Ky projekt zbatohet si pjesë e skemës së granteve të vogla të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” i zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri” .


@tdh_org

@austriandev


#youthvoicematters

#youthempowerment

#youthrights

#youthvoiceforjustice

#youthforchange

#SimulimiKeshillitBashkiak #EdukimiLigjor #FuqizimiTeRinjeve #SocialInclusionForDevelopment

Tags
Archive
Sign in to leave a comment