Në kuadër të projektit “Rinovacion Lokal: Buxhet Transparent dhe Pjesëmarrje Efektive në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin” në bashkëpunim me organizatat partenere në zbatim të këtoj projekti Organizata ‘Opportunity Balance & Overcoming” dhe Qendra “Gratë në Shërbim Publik” kemi realizuar trajnimin mbi Proçesin e Monitorimit që do të realizohet në 3 Bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Në këtë trajnim morën pjesë të rinjë nga 3 Bashkitë e Qarkut Lezhë të cilat do të monitorohen në prezencë edhe të monitoruesve për secilën bashki.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit janë njohur me Metodologjinë e Monitorimit dhe produktet finale që do të dalin gjatë këtij proçesi.
______________________________________________
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Rinovacion Lokal: Buxhet Transparent dhe Pjesëmarrje Efektive në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin”, me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Trajnim mbi Metodologjinë e Monitorimit