Projekti me titull “Angazhimi i Shkollës Për Qytetari Aktive”, është shpallur projekti Fitues në Konferencën Rajonale të Vullnetarizmit Eduaktiv për vitin 2021. Ky projekt është zbatuar nga organizata “Social Inclusion for Development”, në Shkollën 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë.Gjatë këtij projekti nxënësit nëpërmjet Metodës së Service-Learning u anagzhuan në identifikimin dhe zgjidhjen një problematike shumë shqetësuese për Komunitetin e Lagjes “Nënë Tereza”, Lezhë siç ishte mungesa e sinjalistikës rrugore.
Konferenca Rajonale të Vullnetarizmit Eduaktiv për vitin 2021 wshtw mbajtuar ë Prizern Kosovë, ë datat 9-11 Dhjetor 2021. Gjatë konferencës, në një ceremoni formale do është bërë ndarja e Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ në të cilën garonin gjithsej 36 projekte. Shtetet të cilat garonin për këtë çmim ishin: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Serbia dhe Slovakia.
Çmimi Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ është mbajtur për herë të dytë dhe ka për qëllim të njoh dhe të vlerësoj punën e mësimdhënësve dhe organizatave për projektet vullnetare të cilat i kanë zbatuar me nxënësit e tyre përmes të cilave kanë pasur ndikim pozitiv në komunitetin ku janë realizuar.
Service Learning Award 2021