FUSHTË NDËRGJEGJËSUESE

Në  kuadër të projektit "Vozosim N'Drin"
30 qershor 2023 by
Erion Brahimi, Specialist IT
| No comments yet

Jo vetëm sport …

Në vijim të aktiviteteve për të rivitalizuar lumin Drin nëpërmjet sportit me kajakë, po trajtohet edhe një komponent shumë i rëndësishëm, mjedisi .

Kështu, pas trajnimeve që përfituesit kanë ndjekur për ndikimin e mjedisit dhe përfitimet shëndetesore të këtij sporti, kemi filluar me ndërgjegjësimin në praktikë të përfituesëve të projektit dhe rrjedhimisht edhe të qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë. Të dyja janë të shëndetshme, si sporti , si mjedisi i pastër dhe janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Për t’i arritur të dyja, duhet një punë shumë e madhe që kërkon angazhimin e shumë aktorëve dhe të gjithë qytetarëve. Ne po fillojmë që këtu, ku ne na intereson : Të mbahet pastër lumi Drin dhe “Vozisim n’Drin” të kthehet në një atraksion turistik për vendasit dhe turistët.

Me përfshirjen e pjesëmarrësve të projektit, filluam të pastrojmë pranë molit ku ankorojmë kajakët, mbetjet që sjell lumi Drin si dhe letra e plastica që hidhen nga këmbësoret teksa përshkojnë shëtitoren , më pas me thasët e mbetjeve është kaluar në gjatësinë e shëtitores, për të përcjellë mesazhin se “mbetjet i hedhim të gjithë, duhet t’i mbledhim të gjithë dhe tu themi “JO” hedhjes së mbetjeve vend e pa vend”.

Ky aktivitet është fillimi i nismave të fushatave ndërgjegjësuese që do të ndërmerren në vijim të muajve të ardhshëm për një mjedis të pastër nga Organizata Social Inclusion for Development “SIFD”, nëpërmjet projektit “Vozisim n’Drin”, në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkia Lezhë.

Mbani pastër lumin Drin !


Tags
Archive
Sign in to leave a comment