Sporti dhe Paja... PEACE WEEK

November 9, 2023 by
Vasilika Laska, Drejtor Ekzekutiv SIFD
| No comments yet

Start writing here...

 Përmbyllja e Javës së Paqes 2023, si iniciativë e United Nation Association Albania u mbajt në Lezhë, nismën e pestë lokale “Sporti dhe Paqja”. 

SIFD me Koordinatoren Znj. Vasilika Laska dhe KVR Lezhë u kujdesën për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

alenderojmë të rinjtë që u bënë pjesë e këtij aktiviteti si gjatë forumit mbi Sportin dhe Paqen ashtu dhe gjatë lojës së voleyball. Falenderojmë përfaqësuesit e Bashkisë Lezhë Znj. Anisa Mollaj dhe Z. Aurel Locaj që na u bashkuan, të rinjtë pjesë e panelit dhe të rinjtë pjesëmarrës. Gjithashtu një falenderim i rëndësishëm shkon për Drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” Z. Bardh Dedgjonaj që gjithmonë hap dyert e shkollës dhe përkrah çdo iniciativë rinore.


Në Lezhë, u dëshmua drejtpërdrejt se si sporti mund të kapërcejë ndarjet, të ndërtojë komunitete dhe të nxisë konkurrencë të shëndetshme. Në fushë individë të rinj me prejardhje të ndryshme u mblodhën, jo si kundërshtarë, por si shokë skuadre që punonin drejt një qëllimi të përbashkët. 

Nëpërmjet çdo pasimi, pikë dhe brohoritje, ne pamë potencialin e sportit për të rrënjosur vlerat e respektit, bashkëpunimit dhe vendosmërisë.


These Local Initiatives are being organized as part of Peace Week 2023, also with the support of RYCO - Regional Youth Cooperation Office, in the framework of the Project “@Ryco - YPS Advocacy Efforts in WB6”.

#Lezha #PeaceThroughSports #CommunityBuilding #HealthyCompetition #UnityInDiversity .

Tags
Archive
Sign in to leave a comment