LEZHA QUIZ
Jemi të lumtur të njoftojmë ndërtimin e platformës Lezha Quiz në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe prindërit së bashku për edukimin ligjor”, nga organizata “Social Inclusion for Development”. Përmes kësaj platforme interaktive dhe argëtuese, të gjithë përdoruesit do të kenë mundësinë të mësojnë rreth funksioneve dhe kompetencave të qeverisjes lokale në një formë të re dhe ndryshe! Bëhuni pjesë e kësaj platforme dhe përmirësoni njohuritë tuaja duke u argëtuar!
Qëndroni të informuar, edukohuni dhe argëtohuni me Lezha Quiz!
Platforma është ndërtuar në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe prindërit së bashku për edukimin ligjor”.
Ky projekt zbatohet si pjesë e skemës së granteve të vogla të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” i zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri” .
SIFD NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË RINISË
Znj. Vasilika Laska - Anëtare e Këshillit Kombëtar të Rinisë
Organizata "Social Inclusion for Development" (SIFD) është një organizatë e themeluar në vitin 2015, por aktivitetet e saj janë nisur zyrtarisht që nga viti 2019.SIFD u krijua fillimisht nga një grup miqsh me një pasion të fortë për të kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e komunitetit të qytetit të Lezhës. Përkatësia e tyre ndaj sektoreve të ndryshëm publikë dhe privatë i ka dhënë atyre një perspektivë të thellë për të identifikuar nevojat e komunitetit dhe për të vënë re dukuritë e reja devijuese sociale. Ky grup i nismëtarëve të hershëm kishte përvojë të pasur në fushat e punës shoqërore, sociologjisë, psikologjisë, politikës dhe të drejtës. Kjo përvojë i dha mundësinë për të krijuar një staf të parë të organizatës, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, duke përfshirë sociologë, psikologë, politologë, juristë dhe punonjës social. Ky staf i pasur me njohuri është potenciali kryesor i organizatës dhe ata janë krijuesit e vizionit dhe misionit të SIFD.
Në vlerat themelore të SIFD përfshihet vullnetarizmi, dhe organizata ka arritur të përfshijë tre vullnetarë të pasionuar në projektet e saj për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e organizatës. Angazhimi i tyre është i lirë dhe ata janë të vendosur të ndihmojnë në nxitjen e frymës së vullnetarizmit në komunitetin e tyre. Përmes hartimit, shkrimit dhe zbatimit të projekteve, ata synojnë të inkurajojnë qytetarët e të gjitha moshave të angazhohen në jetën publike të qytetit dhe të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes publike.
Vlerat themelore të SIFD përfshijnë vullnetarizmin, integritetin dhe partneritetin. Organizata ka një vizion të qartë për të promovuar komunitetin aktiv që jeton me dinjitet. Vizioni i saj është: "Komuniteti aktiv për të jetuar me dinjitet. SIFD, një organizatë shembullore në ofrimin e shërbimeve në Qarkun e Lezhës." SIFD është përqendruar në punën në fushat e fuqizimit social-ekonomik dhe kulturor, ndërgjegjësimin dhe advokimin, shërbimet integruara psiko-sociale dhe ligjore, metodologjinë e mësimit përmes shërbimeve, aktivitete edukuese dhe informative, këshillimin në karrierë dhe shumë sfidat tjera që lidhen me përmirësimin e komunitetit dhe të jetës së qytetarëve të Lezhës. SIFD ka bërë angazhime të mëdha për të përmbushur misionin dhe vizionin e saj, duke sjellë ndryshime pozitive në komunitetin lokal.
QUALITY LABEL ACREDATION
In accordance with the Guide of the European Solidarity Corps, the Quality Label is awarded to the organisation "Social Inclusion for Development". The awarded Quality Label is valid for the entire duration of the Programme until 31 December 2027. Our organisation is granted the Quality Label for hosting a maximum of 2 short-term and 2 long-term ESC volunteers at the same time, including volunteers with fewer opportunities (more specifically those facing social, cultural, and geographical obstacles).
Lexo Artikullin

JAVA KOMBËTARE E SHOQËRIS CIVILE 2023
Për të dytin vit radhazi, organizata Social Inclusion For Development i bashkohet #CivilSocietyWeek2023. "Struktura komunitare si katalizator në vendimmarrjen publike",aktiviteti i zhvilluar në qytetin e Lezhës, ku 19 të rinj dhe të reja u informuan për rolin dhe rëndësinë e strukturave komunitare. Pjesëmarrësit u njohën me nenet përkatëse të strukturave komunitare në ligjin 139/2015 " Për Vetëqeverisjen Vendore ", si dhe u prezantua Rregullorja e Miratuar në Këshillin Bashkiak “Për ngritjen dhe funksionimin e strukturave komunitare”.Social Inclusion For Development Partners Albania for Change and Development European Union in Albania






Vlerat Tona
Në vlerat themelore të SIFD përfshihet vullnetarizmi, dhe organizata ka arritur të përfshijë tre vullnetarë të pasionuar në projektet e saj për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e organizatës. Angazhimi i tyre është i lirë dhe ata janë të vendosur të ndihmojnë në nxitjen e frymës së vullnetarizmit në komunitetin e tyre. Përmes hartimit, shkrimit dhe zbatimit të projekteve, ata synojnë të inkurajojnë qytetarët e të gjitha moshave të angazhohen në jetën publike të qytetit dhe të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes publike
Partneritet
Integritet
Vullnetarizem
JAVA KOMBËTARE E SHOQËRIS CIVILE 2022
Qytetaria Aktive, pjesëmarrja në vendimmarrjen publike e të rinjve nën lupën e përgjegjësisë qytetare, format dhe instrumentat e pjesëmarrjes si dhe angazhimi rinor ishin në fokus të diskutimit me të rinjtë.
Social Inclusion For Development
Partners Albania for Change and Development
@National Resource Centre for Civil Society in Albania
European Union in Albania






Fokusi yne
Fuqizimi social-ekonomik dhe kulturor.
Ndërgjegjësim dhe advokim
Sherbime të integruara psiko-sociale dhe ligjore
Service Learning Methodology
Aktivitete Edukuese dhe Informuese
Këshillim ne karriere
Partnerët / Partners



